Aktualitet

Shfaqet autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të …

E ndërsa një në 31 fëmijë po lind me çrregullime të spektrit të autizmit ndikuar nga shumë faktorë qofshin gjenetike ose jo, një tjetër lloj autizmin virtual po e kultivojmë vetë duke i lënë fëmijët që të vegjël fare me celularë dhe tablete në duar.

“Është njëlloj si autizmi me të njëjta simptoma, duke i krijuar vonesa në zhvillim, në të folur. Po hasim fëmijë që fillojnë flasin në moshën 3-vjeç”, shprehet logopedi, Elis Musaraj.

“Deri në 2 vjeç në mënyrë kategorike e ndaluar”, shprehet ai.

Fëmijët e lindur më çrregullime të spektrit diagnostikohen vonë në vendin tonë pasi jo vetëm prindërit por as edukatoret nëpër çerdhe apo kopshte nuk janë të trinuar të arrijnë të dallojnë herët simptomat. Ekspozimi i këtyre fëmijëve ndaj telefonave apo ekraneve shkakton dy fish dëme.

“U shton ankthi, lëvizje te përsëritura, vonesa në komunikim”, thekson logopedi.

Rritja e shifrave të autizmit në Shqipëri njëlloj si në vende të tjera kërkon ndërhyrje të strukturave shtetërore për të mbështetur familje që kanë në anëtar me çrregullime të spektrit dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje nëpërmjet kempit.

Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprimi shoqëror dhe sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash. Autizmi, i quajtur edhe autizëm infantil ose çrregullim autik, është një çrregullim i përjetshëm që shkakton një zhvillim neurologjik jonormal.

Çrregullimet e spektrit të përdorimit janë aftësi të kufizuara zhvillimore që shkaktojnë ndërveprim social të dobësuar, vështirësi në komunikim dhe aktivitete të kufizuara ose të përsëritura.

Ata mund të komunikojnë, ndërveprojnë, sillen, mësojnë, mendojnë dhe zgjidhin problemin ndryshe nga të tjerët. Disa fëmijë autikë shfaqin agresion dhe sjellje vetë-dëmtuese si goditja e kokës ose kafshimi.

Shkaku i autizmit është i panjohur. Çrregullimi vjen nga anomalitë në strukturën ose funksionin e trurit dhe shkaku themelor zakonisht nuk mund të identifikohet.