Atmosfera në “Euro 2020” është e kufizuar, gjithashtu edhe numri i tifozëve në tribuna dhe kjo për shkak të situatës epidemiologjike. Por në fakt sporti pa tifoza nuk ka kuptim dhe me këtë mendin pajtohet edhe publiku i cili padyshim mendon se futbolli është shumë më i shikueshëm kur stadiumi nuk është bosh.
Turnetë e mëdhenj, përveç shfaqjeve të tifozëve, kanë qenë gjithmonë një platformë e shkëlqyeshme për tifozet tërheqëse femra, imazhet e të cilave shpërndahen “çmendurisht” në rrjetet sociale. Vanessa Mariposa, një tifoze tërheqëse ruse, spikati veçanërisht sivjet.
Vanessa ra në sy në tribunat e ‘Krestovsky Stadium’ në Shën Petersburg, ku shikoi ekipin e saj kombëtar duke mposhtur Finlandën. Tifozët e shpallën atë “më të mirën që Rusia ka në këtë turne” në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/CQJxeWTrVG4/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3001690e-b48a-4353-8f8f-98c89573d36f
Influencuerja dhe modelja bukuroshe u tha mediave lokale se ajo gjithmonë e ndjek ekipin kombëtar dhe se shpreson se do ta ndjekë Rusinë deri në finale. Vanessa është një super bukuroshe të cilën po ta ndjekësh në rrjetin e saj social ‘Instagram’ hutohesh nga bukuria dhe format e saj perfekte trupore.
https://www.instagram.com/p/CPC0uDQiTHI/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fad354bf-ccbf-494c-8e32-6a2955046ce0
Rikujtojmë, se në sfidën Finlandë-Belgjikë të Grupit B, sfidë e cila u mbyll me fitoren e Belgjikës 0-2, ndodhi diçka e pazakontë. Një vajzë ndërpreu ndeshjen dhe me sigurinë më të madhe hyri në fushë, pasi kaloi të gjitha barrierat përpara.
Kampionati europian i futbollit ‘Euro 2020’ nuk tërheq vëmendjen vetëm me ndeshjet në fushë por edhe tifozet bukuroshe në stadiume. Një vajzë ruse ka tërhequr vëmendjen e komentatorit arab gjatë ndeshjes së djeshme Rusi-Finlandë.
Në momentin që gjatë transmetimit u shfaq një tifozë bukuroshe ruse, komentatori arab nuk ka mundur të rezistojë dhe sapo e pa vajzën e fokusuar nga kamerat.