Showbiz

Shiloh e shqetësuar për sjelljen e babait të saj Brad Pitt

Sipas vogëlushes Shiloh, babai i saj po bën një sjellje jo normale kohët e fundit.

Aktori i famshëm Brad Bitt i është bashkuar reperit Kanye West në Kishë për shërbimin e të dielës dhe kjo i ka bërë përshtypje të gjithëve e më së shumti 6-të fëmijëve të tij.

Burime pranë aktorit hollivudian kanë zbuluar se Brad ndihet se po dështon në rolin e tij si baba dhe nuk mundet më ta mbajë të fshehur këtë dëshpërim.

Ai po kërkon një zgjidhje por duket se ka humbur në një rrugë pa kthim ndërkohë që të gjithë janë të bindur se të shkuarit në Kishë me Kanye West nuk do të zgjidhë gjë.

Shumë njerëz e kanë konsideruar Kishën e West si një kult të personazheve të famshëm dhe këtë e ka kuptuar edhe vogëlushja Shiloh e cila momentalisht po jeton me aktorin.

Ajo po mundohet ta ndihmojë babain e saj të kalojë këtë periudhë të vështirë megjithëse është shumë e shqetësuar për sjelljen e tij të çuditshme.