Aktualitet

Shirat e dendur, përmbytje dhe bllokime rrugësh në Cerrik

Reshjet e shiut me intensitet të lartë të rëna gjatë orëve të fundit, kanë fryrë përroin e fshatit Klos të Cërrikut, ujërat e të cilit kanë dalë nga shtrati. Prurjet e mëdha të ujit kanë bërë që të bllokohet përkohësisht aksi rrugor Cërrik-Mollas. Uji rrezikon edhe disa shtëpi banimi ndërsa raportohet për dhjetëra hektarë tokë me të mbjella, të cilat janë mbuluar nga uji. Bashkia Cërrik po merr masat për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të minimizuar dëmet nga përmbytja.