Një 35-vjeçar, ish-CEO i kompanisë britanike PrettyLittleThing, ka arritur të fitojë 26 milionë dollarë pasi ka shitur një hapësirë toke prej 30 mijë metrash katrorë të mbuluar nga rëra në Dubai. “Daily Mail” shkruan se Umar Kamani e bleu “masën e rërës” në vitin 2017 për 8 milionë dollarë dhe ia ka shituar atë një personi i cili dyshohet të jetë një anëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite për 34 milionë dollarë.
Ishulli gjendet në brigjet e Dubait dhe është pjesë e projektit “World Islands”, një arkipelag artificial, i përbërë afërsisht nga 300 ishuj, të cilët formojnë hartën e botës. Sipas “Knight Frank”, kompanisë që ka ndërmjetësuar shitjen, ky është një rekord për shitjen më të shtrenjtë të regjistruar ndonjëherë në ishull.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se një hoteli i ri, që planifikohet të ndërtohet në malet Sharajah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ofron në vend të dhomave të gjumit tenda, të cilat nuk ngulen në tokë, por varen nga qindra metra lartësi. Projekti i quajtur “Streha Pluskuese” është realizuar nga studio arkitekturore “Ardh Architect” me seli në Dubai, pas propozimit të Autoritetet të Zhvillimit dhe Investimit të Sharjah për të realizuar një tipologji të re hoteli.