Gjenden 4 litra të një pije antike alkoolike 2000-vjeçare. Shishja prej bronzi, ende e mbushur me një lëng ngjyrë blu në jeshile, pa aromë, është gjetur në Kinë. Sipas analizave të deritanishme, mendohet të ketë qenë një pije alkoolike me bazë drithërash dhe shumë përbërje organike, mes të cilave aminoacide, sheqerna dhe acide yndyrore, çka përjashton faktin që kjo pije të ishte thjesht një ujë i filtruar në shishe.
Gjithashtu, rezulton se drithërat e përdorura janë bluar dhe pjekur, përfshirë edhe praninë e lartë të erëzave e të majasë së birrës, çka konfirmon procesin e mirëfilltë të fermentimit. Vazoja antike prej bronzi është gjetur gjatë gërmimeve në një varr dhe ishte e mbyllur hermetikisht me një shtresë argjile. Tani kërkuesit do të riprodhojnë të njëjtën pije për të kuptuar nëse është e njëjta pije tradicionale kineze, e quajtur QU, që ka pasur gjithnjë përdorim të gjerë në kulturën e tyre prej shekujsh.
Amerikanët duhet të kufizojnë konsumin e alkoolit në jo më shumë se një pije në ditë, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Journal of Studies on Alcohol and Drugs. Rekomandimi vjen nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh dhe ndryshon nga udhëzimet dietike amerikane të mëparshme, të cilat këshillonin deri në dy pije në ditë për burrat dhe një për gratë. Udhëzimet më të fundit, të publikuara në janar, rekomandojnë vetëm që qytetarët të konsumojnë më pak alkool për një shëndet më të mirë.
Studiuesit analizuan 56 shqyrtime sistematike mbi lidhjen mes alkoolit dhe shëndetit, duke i krahasuar me të dhënat e vdekshmërisë në SHBA. Sipas rezultateve, burrat që konsumojnë më shumë se 6.5 pije në javë dhe gratë më shumë se 7 pije në javë përballen me një rrezik mbi 1 në 1,000 për të humbur jetën nga sëmundje ose dëmtime të lidhura me alkoolin. Ky rrezik rritet në mbi 1 në 100 kur konsumi kalon 8.5 pije në javë, ndërsa me 14 pije në javë rreziku arrin në 1 në 25.