Ambasadori Amerikan në Tiranë Donald Lu reagoi pas shkarkimit të kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj. Lu thekson se ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara, pa ndërhyrje politike. Mbështesim një prokurori që ka vullnetin të punojë pa vonesa për çështjet e rëndësishme të krimit dhe korrupsionit, në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa, thotë Lu.