Aktualitet

Shkarkimi i Hajdarmataj, reagon PD: Po shpëtohet Tahiri!

Pas shkarkimit të Kryeprokurorit Besim Hajdarmataj nga posti i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Kryeprokurorja Arta Marku paralajmëroi se kjo lëvizje bëhet për më shumë efektivitet në radhët e akuzës. Por për PD-në, shkarkimi i prokurorit që po heton dosjen “Tahiri” është kapje e Prokurorisë së Përgjithshme për të shpëtuar ish Ministrin e Brendshëm. Në lidhje me këtë çështje është njoftuar një deklaratë e kryedemokratit Lulzim Basha në orën 17.30 në Selinë Blu.