Rajoni

Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, në pranga 7 shqiptarë dhe 7 grekë

Policia greke shkatërroi një organizatë kriminale që trafikonte drogë në rajonin e Thesalisë. Gjatë operacionit u arrestuan 7 shtetas grekë dhe 7 shqiptare. Policia sekuestroi 6 kg heroinë, dhe sasira të vogla kanabisi dhe kokaine. U sekuestruan gjithashtu rreth  6.000 euro, gjashte automjete, dhe 21 celularë. Policia thotë se një 48 vjeçar shqiptar i arrestuar për trafik droge, drejtonte aktivitetin nga burgu.