Aktualitet

Shkatërrohet grupi i prostitucionit në Shkodër, arrestohen tre vajza nga Kolumbia!

Një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit është goditur nga policia.

Në lagjen ‘3 Heronjtë’ në Shkodër në dy apartamente të marra me qira, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 5 persona, 2 vajza nga Kolumbia që ushtronin aktivitetin e paligjshëm, 2 të rinj si dhe nën hetim është vënë pronarja e apartamenteve.

Kjo e fundit akuzohet për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent Home 3”, goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga 3 shtetase kolumbiane, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë.