Aktualitet

Shkel mbi minë, plagoset rëndë 55 vjeçari

Shkel mbi minë, plagoset rëndë 55 vjeçari në Tropojë. Azgan Doçi ka pësuar dëmtime serioze në trup, ku rrezikon dhe amputimin e gjymtyrëve, pas shpërtimit të minës që dyshohet se ka mbetur prej Luftës së Kosovës. Ai plagosuri po transportohet me urgjencë drejt Tiranës. Ngjarja ndodhi në fshatin Berishë, zonë e kontrolluar disa herë për çminim.