Aktualitet

Shkon në 49 numri i viktimave, edhe Laçi në gjendje të jashtëzakonshme

Operacioni i kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, po vijon vetëm në rrënojat e Hotelit “Mira Mare” në Plazhin e Durrësit. Nën gërmadha dyshohet se ende gjendet një person, ndërsa aty po punojnë grupe nga Serbia e Mali i Zi. Ndërkaq, zyrtarisht konfirmohet se janë 49 viktima: 25 në Durrës, 23 në Thumanë e një në Laç, që me vendim qeverie u përfshi sot në perimetrin e emergjencës, sikurëse Durrësi e Tirana. Një ditë më parë, ekipet e emergjencës përfunduan kërkimet në Thumanë e pas mesnate, te zonat e Kënetës dhe “Dy Gjelat” në Durrës nga ku u nxorrën dy trupa të pajetë: të një burri, pjesëtar i familjes Lala e një gruaje, e identifikuar si Xhuljeta Gjonaj.