Aktualitet

Shkrihen sektorët e Anti-Drogës dhe Krimit Ekonomik në Korçë

Policia e Korçës përfshihet nga ndryshimet, shkrihen sektorët e Anti-Drogës dhe Krimit Ekonomik. Drejtuesit e specialistët e tyre kalojnë në detyra të tjera. Gjithashtu, transferimet prekin mbi 50% të efektivëve të Policisë Rrugore të Qarkut Juglindor, që merr më shumë autonomi me strukturën e re. Shefat e qarkullimit të Korçës e Pogradecit kalojnë në detyra të tjera në Maliq e në Komisariatin e Pogradecit.