Roja Bregdetare arriti të shpëtojë 3 persona, të cilët ndodheshin në një peshkarexhë pranë Karaburunit. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se peshkarexha “Aurora 1” kishte pësuar defekt dhe kërkoi ndihmë. Roja Bregdetare shpëtoi dy pjesëtarët e ekuipazhit të anijes dhe një fëmijë. Më herët gjatë ditës tre pushues humbën jetën në plazhet e Durrësit dhe të Sarandës.