Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian deklaroi se Republika e vogël duhej ta kishte siguruar që përpara dy vitesh liberalizimin e vizave, njësoj me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Megjithatë Igor Sholtes për shtyrjen e procesit, bënë me faj edhe vet kosovarët. Ai argumentoi se Prishtina zyrtare duhet të punojë më shumë për të përmirësuar zbatimin e ligjit për korrupsionin dhe krimin e organizuar, reformat në sistemin gjyqësor, si dhe pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve.