Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë e Kosovës konfirmojnë se janë në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të tërmetit të para tre ditëve. “Në vijim të solidaritetit të fuqishëm njerëzor në ndihmë të të prekurve nga tragjedia natyrore, Shoqatat marrin përsipër të ofrojnë ndihmën e tyre solidare për riparimin e ndërtesave të dëmtuara menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse për të shmangur çdo të papritur”.