Sport

Shorti i Nations League, Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët!

Në Bruksel u mbajt pasditen e kësaj të enjte shorti për Nations League. Shqipëria, e cila është pjesë e Ligës C në vazon e parë, mësoi kundërshtarët që do ketë në këtë kompeticion. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të kenë përballë kombëtare si Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino.

Shorti mund t ë konsiderohet i pranueshëm, duke marrë parasysh nivelin e kundërshtarëve.

Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të mbahet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar në datat 27-29 shtator. Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, sakaq e katërta në periudhën 4-6 tetor.

LEXO EDHE: UEFA solli 10 milionë euro në Shqipëri në sezonin e kaluar, 2.2 milionë euro ishin dhuratë për klubet!

Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor. Shqipëria synon që të arrijë rezultate pozitive dhe të ngjitet në Ligën B.

LEXO EDHE: Armand Duka merr pjesë në Kongresin e UEFA-s, miratohen vendimet për disa ndryshime në statut!

Përveç Shqipërisë, edhe Kosova njohu së fundmi kundërshtarët në Nations League. Dardanët, të cilët ishin pjesë e Ligës B, do të përballen me ekipe si Izrael, Austria dhe Republika e Irlandës.

Kundërshtarë të fortë për ekipin e Franco Fodës, duke marrë parasysh që bëhet fjalë për rival që kanë emër të madh.  Kosova do të provojë të ngjitet në Ligën A, mision ky mjaft i komplikuar.