Celebrities Gossip Showbiz

Shpallet ‘Atletja e Vitit 2025’ nga revista prestigjioze!

A’ja Wilson, ylli i Las Vegas Aces, është shpallur Atletja e Vitit 2025 nga revista TIME, duke kurorëzuar një sezon që ka thyer rekorde të paprecedente si në WNBA, ashtu edhe krahasuar me NBA-në. Wilson u bë lojtarja e parë në historinë e basketbollit profesionist amerikan, në të dyja ligat, WNBA dhe NBA që fiton në të njëjtin sezon kampionatin, trofeun Finals MVP, çmimin League MVP dhe atë të Defensive Player of the Year.

Për më tepër, ajo fitoi edhe titullin e realizueses më të mirë të kampionatit dhe u bë lojtarja më e shpejtë në historinë e ligës për të arritur shifrën prej 5 mijë pikësh. Me të katër trofetë MVP para moshës 30 vjeç, Wilson i bashkohet një liste elitare ku përfshihen vetëm tre emra legjendarë të NBA-së: Bill Russell, Kareem Abdul-Jabbar dhe LeBron James. Në nivel ndërkombëtar, Wilson, dy herë fituese e medaljes së artë olimpike, u shpall edhe MVP e turneut të basketbollit në Lojërat Olimpike Paris 2024, një tjetër dëshmi e peshës së saj globale në sport.

Përveç dominimit në parket, TIME e vlerëson Wilson edhe për ndikimin e saj jashtë fushës. Ajo është bërë figura qendrore në debatet për rritjen e ligës, barazinë e pagave dhe negociatat e ardhshme të marrëveshjes kolektive. Wilson është tani jo vetëm fytyra e Las Vegas Aces, por një zë i fuqishëm në transformimin e WNBA-së, një ligë që po zgjeron audiencën, kontratat dhe ndikimin kulturor.