Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve certifikon rezultatin e votimeve të parakohshme politike në Maqedoninë e Veriut. Në Parlamentin me 120 vende, Lidhja Socialdemokrate Maqedone e ish-kryeministrit Zaev ka siguruar 46 deputetë, VMRO-DPMNE/ja 44, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit 15, Koalicioni Aleanca me Alternativën 12, E Majta 2 dhe Partia Demokratike Shqiptare, një. Gjatë këtij mandati 4-vjeçar, shqiptarët do të përfaqësohen me 32 deputetë.
Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut i hap rrugën konstituimit të përbërjes së re parlamentare. Bazuar në Kushtetutë, mandatin për formimin e Qeverisë së re, Presidenti Stevo Pendarovski do t’ia japë liderit të partisë apo subjektit politik që siguron shumicën parlamentare. Lidhja Socialdemokrate është e para dhe e dyta me dy deputetë më pak renditet VMRO-DPMNE/ja në Opozitë. Kjo e fundit ka nisur konsultimet me partitë tjera për sigurimin e numrave në Parlament.