Sport

Shpendi nuk fshihet: Mendova se do më ftonte Shqipëria, do merrja në konsideratë një telefonatë të Italisë

Sulmuesi shqiptar, Cristian Shpendi, ka mbetur i zhgënjyer për faktin se nuk u grumbullua nga trajneri Silvinjo në Kombëtare, për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

Në një intervistë të dhënë për “Pianeta Bianconero”, 21-vjeçari deklaroi se priste ftesë nga Shqipëria, e cila nuk i erdhi. Ndër të tjera, ai theksoi se nëse Italia do t’i bënte një ftesë në të ardhmen, do e mendonte.

“Te them të vërtetën, mendova se do të ftohesha nga Kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. U zhgënjeva kur e pashë që nuk isha në listë. Unë kam lindur dhe jam rritur në Itali. Një telefonatë nga Italia nuk më ka ardhur kurrë, por nëse vjen, sigurisht që do e mendoja”, tha ai.

I pyetur për merkaton, Shpendi deklaroi se fokusi i tij është vetëm te Cesena, ndërsa shtoi se nuk shqetësohet nga lajmet që qarkullojnë.

LEXO EDHE: VIDEO/ Jasir Asani tund sërish rrjetën në Ligën e Kampionëve, udhëheq listën e golashënuesve dhe i lë “targën” Ronaldos

“Kam lexuar lajmet që qarkullojnë për mua. Mund t’ju siguroj se nuk di asgjë fare, janë thjesht thashetheme që nuk më shqetësojnë, mendoj për Cesenën dhe e di që të vazhdoj këtu është rruga e duhur, ndonëse nuk më takon mua të marr vendime të caktuara”, deklaroi Shpendi.

Sulmuesi 21-vjeçar është golashënuesi më i mirë i Serie B këtë sezon, me nëntë gola të shënuar në 13 ndeshje.