Sport

VIDEO/ Jasir Asani tund sërish rrjetën në Ligën e Kampionëve, udhëheq listën e golashënuesve dhe i lë “targën” Ronaldos

“Njeriu Champions”! Ky është titulli më i ri për Jasir Asanin, i cili ka shënuar sërish në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur kësaj radhe rrugën e rrjetës përballë skuadrës së Shanghai Shenhua, vetëm një minutë pasi u fut në lojë.

Në minutën e 58’, pas një topi të ngelur në zonë, Asani goditi me të majtën dhe gjeti rrjetën, duke kaluar në avantazh skuadrën e Gwangju. Ky rezultoi dhe goli i vetëm i sfidës, që i solli tre pikët ekipit korean dhe duke e afruar me kualifikimin për në fazën tjetër.

Kështu Asani udhëheq listën e golashënuesve në këtë kompeticion me 7 realizime në 5 ndeshje, tre më shumë se Cristiano Ronaldo, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare numëron dhe një asist.

Pas tij ndodhen edhe Mitroviç me katër gola, Joselu dhe Marez me tri gola, po ashtu dhe Firminjo me dy.

Kjo formë e mirë nga Asani me Guangju në Korenë e Jugut vjen fill pas Europianit. Para ndeshjeve në Gjermani, Asani ishte harruar nga skuadra koreane, ku ka kontratë deri në fundin e vitit të ardhshëm.

Shikoni golin këtu.

LEXO EDHE: Zgjedhjet e atletikës, reagon Izmir Smajlaj: Kolaps i madh, e mirëkuptoj Luiza Gegën!