Të paktën 24 persona humbën jetën në një shpërthim me bombë në qytetin nigerian të Mubit. Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie, ku besimtarët myslimanë po përgatiteshin për namazin e pasdites. Policia tha se sulmi dyshohet se është realizuar nga grupi islamik i Boko Haram.