Një person mbeti i plagosur në ballkonin e shtëpisë në Vlorë. Ngjarja ndodhi në një banesë në lagjen “10 korriku” e njohur ndryshe si zona e “Centrales” në qytetin e Vlorës. Mësohet se ka patur edhe një shkëmbim zjarri me armë. I plagosur mbeti Eljus Thartori 30 vjeç. Ai ka marrë plagë në gjymtyrë, ndërsa u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për ngjarjen dhe po punon per identifikimin e autorit.