Aktualitet

Shpërthim në Tiranë, i vendoset lëndë plasëse një automjeti!

Shpërthim me lëndë plasëse në Selitë të Vogël. Një sasi eksplozivi iu vu  automjetit të një 39-vjeçari. Makina ishte parkuar në oborrin e banesës së tij. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.