Bota

Shpërthime të fuqishme në Siri, 40 viktima

Në veri të Sirisë, të paktën 40 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën në sulmet me raketa kundër zonave ushtarake. Mes viktimave ka edhe 19 iranianë. Në shënjestër ishin bazat në Hama e Aleppo. Sipas mediave zyrtare siriane, sulmet janë nisur nga bazat britanike dhe amerikane në veri të Jordanisë, por nuk ka konfirmime.