Shpëtohen edhe 13 shqiptarë nga kampi i ISIS në Siri! 4 gra dhe 9 fëmijë i dorëzohen autoriteteve shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije në Twitter, një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.
“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Mes të riatdhesuarëve është edhe gruaja e dytë e Genci Ballës, Almira Kastrati dhe 2 djemtë. Me këtë aksion të sotëm shkon në 38 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhi 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri.
Janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.
Deri më tani, nga Siria është kthyer Alvin Berisha, Floresha Rasha me katër fëmijët e saj (më 26 tetor 2020) dhe Endri Dumani, ndërsa motra e tij. E reja e njohur Eva Dumani edhe këtë herë nuk është kthyer pasi nuk është gjetur sërish nga zyrtarët
Pas kthimit nga kampi i ferrit “Al Hol” Rasha me fëmijët e saj si dhe Endri Dumani u zhvendosën për rehabilitim në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit. Sipas burimeve, ka përfunduar faza e parë e trajtimit psikologjik që kishte të bënte me largimin e panikut nga gjendja e luftës që ata kishin përjetuar.
Prej vitesh me dhjetëra familje shqiptare të indoktrinuar nga rryma fetare u larguan nga Shqipëria për luftën e xhihadit.
Por toka e premtuar nga rekrutuesit e tyre u kthye në ferr, ku burra e gra vdiqën e shumë fëmijë mbeten në kampet famkeqe.
Tanimë në Al Hol pas 19 riatdhesimeve të këtij operacioni kanë kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar.
Burime pohojnë se nuk është arritur të gjendet as Eva Dumani në kamp nga autoritetet shqiptare.