Zhytësit në Tajlandë shpëtuan sot djalin e pestë të bllokuar brenda në shpellë prej dy javësh. Katër prej adoleshentëve, u nxorën nga shpella shëndoshë e mirë të dielën, por misioni u ndal gjatë natës në mënyrë që të zëvendësoheshin bombolat e ajrit. Djemtë, të gjithë pjesë e një skuadre futbolli lokale, mbetën të bllokuar në shpellë më 23 qershor, pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë zonën ku ata ndodheshin.