Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, IGJEUM, konfirmoi se ishte me magnitudë 6.3 tërmeti që rreth orës 4 të mëngjesit tronditi vendin. Sizmologu Llambro Duni tha se “Sa i përket ndjeshmërisë, lëkundja me epiqendër pranë qytetit të Durrësit, në thellësi të Adriatikut, vlerësohet nga 8 në 9 ballë”. Për shkak të vazhdimit të aktivitetit sizmik në zonë, ajo po pasohet nga të tjera, më e forta prej të cilave, në 07 e 8 minuta, me magnitudë 5.5. Ekspertët shprehen se nuk ka vend për panik, pasi e keqja më e madhe kaloi, por qytetarët këshillohen të mos kthehen në banesa, nëse më parë nuk kryhen verifikimet e inspektorëve të ndërtimit.