Shqipëria, renditet e 13-ta në botë për çmimin më të lartë të naftës. Sipas Global Petroleum Prices, shqiptarët paguajnë mesatarisht 178 lekë ose 1.65 dollarë për një litër naftë, kur në Gjermani, Austri apo Holandë, çmimi është dukshëm më i ulët. Luigj Aliaj, nga Shoqata e Hidrokarbureve shprehet se sistemi i taksave që ne përdorim në karburante është më i larti dhe kemi disa taksa të veçanta që nuk aplikohen në vende të tjera.