Zgjedhjet 2025

Shqipëria vendos 2025/Agim Baçi: “Mandati i katërt ngre pikëpyetje të mëdha…”

Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”.

Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.

Agim Baçi:

Mandatet e katërta kanë disa pikëpyetje të mëdha, vënë në dyshim shumë gjëra. Vënë në dyshim jo vetëm opozitën, nëse ka aftësi të ngrihet, apo të ballafaqojë, apo të prezantohet ndryshe dhe të ndryshojë vetveten, por dhe shumë arsye; a kanë votuar të lirë qytetarët, a kanë arsye të besojnë se kryeministri po bën gjënë e duhur dhe njerëzit janë të qetë. Por kjo duhet marrë rast pas rasti, sepse nëse ne themi që nga sondazhet pjesa më e madhe e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria, fillojnë këto pikëpyetjet se për çfarë e mbështesin kryeministrin kur duan të ikin nga këtu. Megjithatë, unë mendoj se është dita që të japë llogari politika, jo populli. Populli ka problemet e veta. Demokracia funksionon nëse njerëzit mendojnë në mënyrë demokratike.