Aktualitet

Shqiptarët më të diskriminuarit në Gjermani

Shqiptarët janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore, në Berlin krijoi 6 mijë kandidatë fiktivë, nënshtetas gjermanë, por ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve. Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, konkurrentët fiktivë me prejardhje shqiptare në shumicën e rasteve nuk morën fare përgjigje, ose iu mohua mundësia e punësimit, ndërsa kandidatët me prindër gjermanë morën në 60% të rasteve përgjigje pozitive.