Shqiptarët protestojnë shumë pak, kryesisht aty ku i bëjnë më pak dëm vetes, në rrjetet sociale. Ky është një ndër treguesit më kryesorë të Barometrit të Ballkanit këtë vit. Studimi ka matur besim të ulët tek institucionet politike, dhe apati shumë të përhapur të qytetarëve. Shumica e të anketuarve ngurojnë të angazhohen në vendimmarrjet e qeverisë ndërsa 46% as nuk i diskutojnë ato. Këto shifra flasin për kërcënim madhor për zhvillimin demokratik në rajon, thuhet në raport.