Pas transmetimit të një klipi që pasqyronte qartë pozicionimet e banorëve në lojë, shtëpia u përfshi nga përplasje të forta mes tyre. Në fokus të diskutimit ishte edhe qëndrimi i Mirit, i cili gjatë ditëve të fundit duket se ka tentuar të krijojë aleanca dhe fronte të reja për t’iu kundërvënë Selinit në lojë. Lëvizjet e tij strategjike, së bashku me deklaratat e forta që kanë qarkulluar brenda shtëpisë, kanë rritur tensionin mes banorëve dhe kanë thelluar ndarjet mes tyre.
Kjo situatë nuk kaloi pa u komentuar edhe nga opinionisti Arbër Hajdari, i cili reagoi ndaj dinamikës së krijuar, duke vënë në dukje se përplasjet dhe pozicionimet e reja po nxjerrin në pah emocione të mbledhura prej kohësh dhe po ndryshojnë balancat e lojës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Selin: Xhaxhi Gerti të falënderoj, sa më kundra të kem aq më lart shkoj. Në këtë klip kuptova që Miri do të luajë me Gimbon, ndërkohë që thotë unë po luaj, Miri po bën një Sein të dytë. Mirit iu ndërtua loja dhe po mundohet të gjejë pak nga secili. Këtu duket shumë qartë se kush janë personazhet kryesorë në këtë shtëpi. Më vjen shumë keq që Miri u bë palë me një njeri që i përmendi incestin, të frikshëm që nuk u bënë bashkë.
Miri: Shtëpia është ndarë në dy fronte.
Selin: Ti je me Rogertin në një front.
Rogerti: E dimë ne se ku jemi.
Miri: Janë një grup individë që janë bërë bashkë që nga dita që unë e Selin nuk jemi bashkë. Kjo luftë e kësaj loje ta vazhdojmë bashkë. E kanë kuptuar që janë në minorancë edhe për votat për të zgjedhur liderin, jemi përballë tyre.
Arbër Hajdari: Ti the para 20 minutash the nuk kam folur për Selinën, por ke bërë intrigantin, ke folur për Selin. Sa mbaroi prime i mblodhe. Është krijuar një aleancë, të është krijuar përshtypja se je afruar me grupin e Gerit, ti mendon se Rogerti mund të bie dhe mund të bëhesh lideri i atij grupi, por Rogerti është lideri i atij grupi.
Miri: Sot jemi në një marrëdhënie tjetër, Selin e kam përballë.
Arbër Hajdari: Ti nxore mllefin që ke pasur që nga dita e parë që ajo ka dashur të njohë atë djalin (Gimbon).