Aktualitet

Ndryshon bilanci, shkon në 40 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti

Vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit në Durrës, për të nxjerrë nga rrënojat 15 vetë. Skuadrat e angazhuara janë fokusuar në tre pika: te Këneta, hotel Miramare dhe te “Dy Gjelat”. Zyrtarisht, bilanci i viktimave nuk ka pësuar ndryshim. 40 persona kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit.  Siç ju kemi raportuar dhe më të herët, në Thumanë përfunduan operacionet e kërkim-shpëtimit, pasi nuk ka më persona të raportuar të humbur në gërmadhat e tre pallateve të shembur. Atje kanë shkuar inspektorë të IKMT-së pasi objektet e goditura do të rrafshohen për t’u rindërtuar nga e para.