Aktualitet

Shtohet numri i të shtruarve nga tërmeti në Spitalin e Traumës

E ndërsa Durrësi e Thumana mbeten zonat më të goditura nga tërmeti shkatërrimtar i magnitudës 6.3, në Spitalin e Traumës vazhdon të shtohet numri i atyre që i drejtohen për të marrë trajtim mjekësor. Deri tani, raportohet për 180 raste. Mes 15 të shtruarve, 3 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkaq, të dhënat nga Spitali i Durrësit flasin për 150 të lënduar, ndërsa në QSUT numërohen 60. Por përsërisim se shifrat janë provizore pasi vijnë duke ndryshuar. Me ekipe mjekësore, gjithashtu u përforcuan spitalet në Krujë e Lezhë.