Kolegji i Apelimit shtyn për më 23 Prill seancën për Rovena Gashin. Pas shkarkimit si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për mosjustifikim të pasurisë, Gashi kërkon rrëzimin e vendimit e rikthimin në detyrë. Që në nisje, Kolegji nuk pranoi që ajo të asistohej nga motra gjatë procesit, me argumentin se “Subjektet e rivlerësimit mund të zgjedhin avokat ose mbrojtës, por jo asistent”. Replika pati dhe me përfaqësuesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM. Për arsye shëndetësore, në vend të Mia Rozing-ut, si vëzhgues u paraqit Teo Jacobs. Motra e Rovena Gashit tha se nuk janë njoftuar për zëvendësimin, por Jacobs replikoi duke u përgjigjur se përfaqëson ONM-në.