Shtyhet seanca për “Për Statusin e Gjyqtarëve e Prokurorëve”, i cili synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Magjistraturën. Kuvendi i Shqipërisë nuk arriti të kalojë në votim projektligjin, pasi nuk u arrit kuorumi. Opozita nuk ishte e pranishme në sallë. Ndërkaq Miratimi kërkon minimalisht 84 vota, çka përbënte edhe një sfidë për mazhorancën qeverisëse. Kërkesa për shtyrjen e votimit të këtij projektligji u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me argumentin se mungonte opozita.