Rajoni

Shtypi gjerman për largimin e EULEX-it: S’do t’i mungojë askujt

Mediat gjermane i kanë kushtuar nga një shkrim të posaçëm largimit të EULEX nga Kosova. Sipas Deutsche Welle që citon ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, misioni ishte tkurrur dhe Prishtina zyrtare mund të bëjë fare mirë pa të. Edhe gazeta Neue Zürcher Zeitung shkruan se Kosova nuk ka nevojë për një mision tjetër të huaj me të drejta ekzekutive.