Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare aktori britanik, Ray Stevenson. Lajmin e hidhur e konfirmoi menaxheri i të ndjerit. Nicki Fioravante tha se Ray kishte vdekur të dielën, 4 ditë para ditëlindjes së tij. Më herët, gazeta italiane, La Repubblica, kishte raportuar se aktori ishte shtruar në spital në ishullin Ischia, ku qëndronte për realizmin e filmit “Cassino on Ischia” me regji të Frank Ciota.
Mediat nuk kanë publikuar detaje të tjera në lidhje me vdekjen e tij. Rikujtojmë, se Stevenson u bë më i njohur për publikun amerikan dhe botëror për rolin e ushtarit Titus Pullo në serilain e HBO, Rome (2005-2007). Një vit pas përfundimit të serialit, u shfaq në rolin e anti-heroit Frank Castle në filmin “Punisher: War Zone” (2008), ndërsa u rikthye te Marvel me rolin e Volstagg në kuadër të filmave “Thor”.
Ka qenë aktor i rregullt dytësor në filmat, si “G.I. Joe: Retaliation” (2013) dhe në disa vazhdime të “Divergent”. Së fundmi arriti shumë sukses me rolin e Scott Buxton në “RRR” (2022), filmi aksion që u bë sensacion në Netflix, një nga filmat me fitimet më të larta në Indi.