Bota

Shuhet në moshën 79 vjeçare ylli i “Duck Dynasty”, Phil Robertson!

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Phil Robertson, i cili u bë i famshëm si patriarku i familjes Robertson në reality show-n e famshëm “Duck Dynasty”. “Faleminderit për dashurinë dhe lutjet e kaq shumë njerëzve, jeta e të cilëve është ndikuar nga jeta e tij”-thuhet në njoftimin e familjes së të ndjerit. “Jemi mirënjohës për jetën e tij në tokë dhe do të vazhdojmë trashëgiminë e dashurisë për Zotin dhe dashurinë për të tjerët derisa ta shohim përsëri”-vijon shkrimi.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. Jase Roberton, një nga djemtë e Phil Robertson, zbuloi në ‘podcast’-in e familjes në dhjetor se babai i tij ishte në “fazat e hershme” të sëmundjes së Alzheimerit. Ai shkroi në rrjetet sociale: “Do të na mungojë, por e dimë që është në duar të mira dhe familja jonë është mirë sepse Zoti është shumë i mirë! Shihemi sërish”. Rikujtojmë se seriali “Duck Dynasty”, i cili u transmetua nga viti 2012 deri në 2017, ndoqi jetën e anëtarëve të familjes Robertson, duke i çuar ata drejt famës. Veç kësaj, ai ka luajtur edhe në shumë shfaqje të tjera televizive.