Big Brother Radio Celebrities

“Shumë e suksesshme tema e seksualitetit në BBV…”/ Aldor Nini: Bernardi për shembull…

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. I ftuar sot ishte Aldor Nini i cili dha komentet mbi shikueshmërinë e “BBV4”.

Gjermania, Italia, Greqia janë vendet ku dominon shikueshmëria e “BBV” këtë sezon.

Mbretëresha e TikTok-ut është…

Danja dominon në TikTok… Shumë e suksesshme është edhe tema e seksualitetit si Bernardi. Tema të tilla prekin aktualitetin.