Sabrina Carpenter ka befasuar fansat pasi një foto e vjetër nga viti 2018, krah këngëtares Zara Larsson në rresht të parë të sfilatës Moschino në Milano, është rikthyer në qarkullim online.
Në imazh, Sabrina duket krejt ndryshe nga imazhi i saj aktual: me kostum të zi elegant, taka stiletto, flokë biond më të errët të kapura në bisht të lartë dhe një grim më të thjeshtë me eyeliner, larg stilit të sotëm me balluke, flokë biond platin dhe veshje provokuese.
Fansat e kanë quajtur “të çmendur” rebranding-un e saj, por jo në sens negativ:
Sabrina ka gjetur estetikën e saj
-shkruajnë ata, duke vënë re kalimin nga “vajzë e ëmbël e gjimnazit” në “superstar”.
Ndërkohë, sipas The Hollywood Reporter, Sabrina ka siguruar rolin kryesor në një adaptim të ri muzikor të Alice In Wonderland nga Universal Pictures, ku do të luajë dhe këndojë.
Filmi, i shkruar dhe drejtuar nga Lorene Scafaria (Hustlers), konsiderohet projekt pasioni për këngëtaren 26-vjeçare dhe shënon rolin e saj të parë të madh në një film studioje, pas eksperiencave të mëparshme në Girl Meets World, Emergency dhe Tall Girl 2.