Celebrities Gossip Music Showbiz

Si është të punosh me Rita Orën? Këtë na e zbulon bashkëshorti i saj, Taika Waititi!

Taika Waititi ka thënë se ishte një ëndërr për të, që të ishte regjisor i klipit të këngës më të re të Rita Orës, “All Natural”. Këngëtarja u rikthye me këtë këngë të cilën e përshkroi si një rrëfim për “të mësuarit të duash çdo anë të vetes, të fortën dhe të brishtën, dritën dhe hijet”. “Ky projekt është mbi rritjen, shërimin dhe zbulimin e vetvetes. Shpresa ime është që kur njerëzit ta dëgjojnë, të lidhen me udhëtimin e tyre personal dhe të ndihen të përfaqësuar në të”.-tha Rita.

Së fundmi, në një intervistë përThe Independent, fituesi i Oscar-it e përshkroi punën me Ritën si “punën më të lehtë në botë”.

Nuk jam i sigurt nëse mund ta quaj punë. Është thjesht të drejtoja kamerën nga shoqja ime më e mirë, e cila rastësisht është jashtëzakonisht e bukur dhe natyrshëm e talentuar. Madje as nuk e përdora vetë kamerën, thjesht i tregova operatorit ku ta drejtonte. Dhe gjatë gjithë kohës dëgjonim këtë këngë brilante. Ishte vërtet një ëndërr.

Kënga është prodhuar nga Joel Little, producent, muzikant dhe kantautor nga Zelanda e Re. Paralelisht, Ora ka realizuar një mini-dokumentar me regjisoren britanike Stella Scott, ku reflekton mbi origjinën e saj kosovare dhe jetën e fëmijërisë në perëndim të Londrës.  Sipas njoftimit për shtyp, “All Natural” hap një “kapitull të ri” në karrierën e saj. Përveç muzikës, Ora dhe Waititi po punojnë edhe në një projekt të ri muzikor të bazuar në festivalin famëkeq Fyre Festival. Festivali, i planifikuar të mbahej në një ishull të Karaibeve në vitin 2017, u kthye në një dështim për shkak të organizimit të dobët nga bashkëthemeluesit.