Shfaqja e aplikacionit kinez të inteligjencës artificiale DeepSeek, ka tronditur tregjet financiare dhe ka bërë që presidenti amerikan Donald Trump ta përshkruajë atë si “një thirrje zgjimi” për industrinë e teknologjisë amerikane. Pretendimi i DeepSeek se modeli i tij i inteligjencës artificiale R1 është bërë me gjysmën e kostos së rivalëve të tij, ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e të gjithë industrisë. Pra, si krahasohet me rivalët e tij më të vendosur dhe me sa duket shumë më të shtrenjtë në SHBA, si ChatGPT i OpenAI dhe Gemini i Google?
Një vështrim në katër fusha, DeepSeek vs ChatGPT ndihmë për shkrim, kodim, stuhi mendimesh dhe kërkime. Në detyrat dhe kërkesat e thjeshta, DeepSeek ishte sigurisht i krahasueshëm me konkurrentët e tij në SHBA. Neil Lawrence, profesor i Mësimit të Makinerisë në Departamentin e Shkencës dhe Teknologjisë Kompjuterike, në Universitetin e Kembrixhit, tha se ky ishte vetëm fillimi. “Unë mendoj se është vetëm maja e ajsbergut për sa i përket llojit të inovacionit që mund të presim në këto modele”-shtoi ai.
Thuhet se kostoja totale e trajnimit të DeepSeek V3 është pak nën 5.6 milionë dollarë. Disa njerëz kanë sfiduar këtë shifër, por nëse e marrim atë për të vërtetë, kjo do të mbulonte vetëm koston e trajnimit të këtij versioni të AI-së. DeepSeek-V3 erdhi si rezultat i disa iteracioneve të mëparshme. Kërkuesit e tij shprehen në raport se shifra prej 5.6 milionë dollarësh përjashton kostot e kërkimeve të tij të mëparshme në këtë fushë si dhe eksperimentet e tjera që ata provuan përpara se të arrinin në këtë metodologji. Ndërkaq, marina e SHBA-së ka udhëzuar anëtarët e saj që të shmangin përdorimin e mjetit të Inteligjencës Artificiale DeepSeek të Kinës. Në një paralajmërim të lëshuar me email, Marina tha se AI i DeepSeek nuk do të përdorej “në asnjë kapacitet” për shkak të “sigurisë dhe shqetësimeve etike që lidhen me origjinën dhe përdorimin e modelit”.