Shumë nga këshillat e sotme për karrierën vazhdojnë të rrotullohen rreth të njëjtës treshe të lodhur: famë, para dhe pushtet. Ndiqni promovimin, ndërtoni platformën, rritni ndjekësit dhe më pas, do të ndiheni “i suksesshëm”. Megjithatë, jo pak profesionistë me performancë të lartë, pasi i arrijnë këto, pranojnë në heshtje se janë të rraskapitur dhe çuditërisht bosh.
Tim Schurrer e provoi herët këtë. Rruga e tij, nga ëndrrat e parealizuara në Nashville te role drejtuese në StoryBrand, Business Made Simple, Apple dhe sot te podcasti How Leaders Lead, ofron një plan tjetër, të ndërtuar mbi kontributin, përulësinë dhe gëzimin.
Ai e ndan këtë përvojë dhe mësimet e tij në librin The Secret Society of Success: Stop Chasing the Spotlight and Learn to Enjoy Your Work and Life Again.
Kur isha 21 vjeç, u shpërngula në Nashville, Tennessee. U rrita në Kansas City dhe u zhvendosa sepse doja të bëhesha John Mayer-i i radhës. Emri im do të ishte në dëgjohej. Por dështova. Nuk shkoi si doja. Që atëherë kam mësuar një mënyrë të re për të menduar për jetën. Kjo mënyrë e re lidhet me largimin nga vëmendja, jo afrimin me të.
Sa më shumë u largova nga ‘spotlight’-i, aq më i përmbushur u ndjeva në punën time. Nga ana kulturore, ekziston ideja se suksesi është famë, para dhe pushtet. Kjo kurrë nuk ka rezonuar me mua, sepse historia ime është e kundërta.
Për të shpjeguar “shoqërinë e fshehtë të suksesit”, Schurrer sjell një histori nga NASA.
Të gjithë njohin Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin. Por pak kujtojnë se kishte një astronaut të tretë: Michael Collins, i cili qëndroi në modulin komandues, duke orbituar Hënën i vetëm. Kur u kthye, tregoi sa i kënaqur ishte që kishte qenë një nga tre pjesëtarët e misionit.
“Pse, atëherë,” pyet Schurrer, “ndjejmë se duhet patjetër të ‘ecim në Hënë’ për të qenë të lumtur?”. Sipas tij, ekziston një grup njerëzish që e përkufizojnë ndryshe suksesin dhe na tregojnë mënyra të reja për ta menduar dhe përkufizuar atë.
Një nga mënyrat më praktike për t’iu bashkuar kësaj “shoqërie” është befasuese e thjeshtë: vëreni njerëzit përreth.
Schurrer citon një studim të përmendur në The Power of Moments: 80% e drejtuesve thonë se i vlerësojnë shpesh njerëzit e tyre, por vetëm 20% e punonjësve ndihen të vlerësuar. Ky quhet “hendeku i njohjes”.
Në thelb, mesazhi i Schurrer është se suksesi nuk matet me sa shumë vëmendje tërheqim, por me sa ndikim pozitiv krijojmë te të tjerët.
Duke ndihmuar kolegët të rriten, duke njohur kontributin e tyre dhe duke u gëzuar për fitoret e përbashkëta, suksesi shndërrohet nga një garë individuale në një përvojë kuptimplotë kolektive dhe pikërisht aty, sipas tij, lind ndjenja e vërtetë e përmbushjes. / shqiop.al