Elton Ilirjani ka rrëfyer detaje të rëndësishme për takimin e Parashqevi Simakut me djalin e saj, Luke, gjatë një interviste në Top Story. Ai tha se dy të pranishmit erdhën të maskuar, duke lënë vetëm sytë e zbuluar, një pamje që e ka befasuar shumë.
Ky veprim ishte pasojë e mediatizimit të ngjarjeve dhe kërcënimeve ndaj Robertit, që shkaktuan një ndikim negativ te djali, Luke.
Ilirjani ndau një bisedë me të, ku i tha djalit:
Pse kaq shumë frikë?
Dhe ai i është përgjigjur:
Kam frikë se do më vrasin babanë.
Më tej, Eltoni përshkroi një situatë dramatike gjatë takimit, ku djali i Parashqevisë kishte një ankth të madh dhe shpërthente në të qara herë pas here, me të atin që mundohej ta qetësonte. Ky ishte një proces i gjatë dhe shumë emocional, pasi Luke kishte frikë dhe dyshim për sigurinë e tij dhe të familjes.
Sipas Ilirjanit, djali kishte jetuar për një kohë të gjatë në një mjedis të mbyllur, dhe për të mbërritur te Parashqevi në hotel, iu deshën dy orë biseda për ta bindur që të pranonte të vinte dhe të mos kishte asnjë rrezik.