Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas daljes nga Big Brother VIP, Kristi Lamaj bëhet pjesë e Top Channel: Do të jem pjesë e një emisioni në rolin e…

Kristi Lamaj, ish-banori i Big Brother VIP 5 ka treguar për planet dhe projektet e reja pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Kristi, i ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Story, tregoi për herë të parë se është bërë pjesë e një projekti nga Fondacioni Dritan Hoxha, në bashkëpunim me Top Channel, një emision që ka në fokus të rinjtë.

Ish-banori u shpreh se ky është një kapitull i ri për të dhe tepër sfidues.

“Unë, direkt sapo zbrita nga muri, Ledia Liku më mori dhe më tha për një projekt shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një projekt nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel. Një emision ku në qendër ka rininë. Unë do të kem rolin e opinionistit dhe pak edhe të moderimit. Do të kemi në fokus artin dhe artistët e rinj, rininë. Është një sfidë dhe kapitull i ri për mua”, u shpreh Kristi.

Ish-banori tregoi në “Top Story” përjetimet pas largimit të tij nga gara. Këngëtari u shpreh se e rëndësishme për të ishte të mbahej mend, dhe këtë, sipas tij, e ka arritur. Kristi tha se vendosi të largohej pas “luftës së brendshme deri ku mund të arrish”.

 “Është një nga ato eksperiencat që shënjon në jetë. Ajo njohja më e mundimshme është të njohësh veten. Unë kam parë Big Brother dhe e njihja kapacitetin tim. Mendoja që mund ta bëja, e kisha ndjekur formatin. Aty brenda është një magji, e njeh veten në të gjitha dimensionet. E gjithë qenia njihet. Jemi të përbërë nga e mira dhe nga e keqja, ti kupton ku është limiti.

Unë vendosa të largohem për shkak të luftës së brendshme “deri ku do shkosh”. Aty është një reality show, e rëndësishme është të mbahesh mend. Unë mendoj që mbahem mend. Unë u ngjita te ai mur dhe nuk zbrita” – u shpreh Kristi.