Studimet dhe hulumtimet kanë treguar se përvojat dhe preferencat seksuale të grave lidhur me orgazmën janë shumë të ndryshme dhe shpesh ndikohen nga faktorë shoqërorë dhe mediatikë.
Një studim i realizuar nga Léa J. Séguin, profesore e Seksologjisë në Université du Québec, ka shqyrtuar përfaqësimin e orgazmës femërore në pornografinë e zakonshme dhe ka zbuluar se shumë pak gra përjetojnë orgazëm në materialet e tilla, dhe stimulimi i klitorisit është shumë i kufizuar.
Përveç ndikimeve të medias, kërkimet shkencore na ofrojnë një pasqyrë më të qartë të orgazmës femërore. Një studim i kryer nga Prof. Osmo Kontula, në Finlandë, ka pyetur mbi 8,000 gra për përvojat e tyre seksuale, dhe ka treguar se shumica e grave nën 35 vjeç kanë arritur orgazmën e parë përmes masturbimit, ndërsa shumë prej tyre nuk e kanë arritur atë gjatë marrëdhënieve të para seksuale.
Një faktor kyç në këtë proces është stimulimi i klitorisit, i cili është një pjesë thelbësore e përvojës seksuale për shumë gra. Studimet kanë treguar se një pjesë e madhe e grave preferojnë stimulimin direkt të klitorisit për të arritur orgazmën, edhe pse ka nga ato që nuk e konsiderojnë të nevojshëm për kënaqësinë e plotë seksuale.
Një tjetër studim i realizuar nga Prof. Herbenick, në SHBA, ka zbuluar se shumë gra preferojnë aktivitete të caktuara gjatë seksit, si përqafimet, puthjet, dhe aktet romantike, që ndihmojnë në përmirësimin e përvojës së përgjithshme seksuale. Këto sjellje, si dhe lloje të ndryshme të stimulimit, janë konsideruar si shumë tërheqëse nga shumica e grave.
Cilat marrëdhënie seksuale i tërheqin më shumë femrat?
Më e preferuara është marrëdhënia vaginale, ku 69,9% e femrave kanë pohuar. Më pas ato kanë shprehur nevojën e përqafimeve të shpeshta gjatë seksit, 62.8%, puthjet më shpesh gjatë seksit 49.3% dhe disa preferojnë t’u thuhen gjëra të ëmbla dhe romantike gjatë seksit 46.6%
Dhënia ose marrja e masazhit para seksit preferohet nga 45.9 % duke u pasuar nga ato që duan seksin e butë, 45.4%.
Seksi oral ka rëndësi për 43.3% të femrave dhe shikimi i një filmi romantik para seksit, 41.9%.
Ka dhe femra që e duan atmsoferën në dhomë të ndjehet romantike, 41.3% dhe të veshja e të brendshmeve seksi 41.2%.
Këto studime tregojnë se çdo grua ka preferenca dhe përvoja të ndryshme, dhe është e rëndësishme të kuptohet se orgazma femërore është një proces shumë i personalizuar dhe i kompleks.