A keni vënë re që ndonjëherë, edhe pas larjes me zbutës të aromatizuar, rrobat mund të mbajnë një erë të pakëndshme? Fajtori më i shpeshtë për këtë është guma brenda rrobalarëses, e cila mund të mbledhë aroma të pakëndshme, shpesh të ngjashme me mykun.
Për të eliminuar këto erëra dhe për të pastruar rrobalarësen, mund të përdorni një recetë shtëpiake të thjeshtë, të cilën mund ta bëni vetë me disa përbërës të zakonshëm. Përbërësit që ju nevojiten:
– Mjet pastrimi me klor (ose pastrues që përmban klor),
– Sfungjer,
– Doreza,
– 25 gramë limontoz.
Cila është procedura që duhet të ndiqni?
1. Hapi i parë është pastrimi i brendësisë së rrobalarëses me leckë letre për të eliminuar ndotjet e grumbulluara.
2. Më pas, aplikoni pastruesin për klor në gomë, duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen e saj.
3. Mbyllni derën e rrobalarëses dhe lëreni të qëndrojë për dy orë.
4. Pasi të kalojnë dy orë, aktivizoni rrobalarësen në programin “shpëlarje” për të larguar mjetin e pastrimit.
5. Në kutinë e detergjentit, shtoni 25 gramë limontoz dhe aktivizoni rrobalarësen në temperaturën më të lartë.
Përsëriteni këtë procedurë çdo muaj dhe do të eliminoni aromat e pakëndshme dhe mykun nga rrobalarësja juaj.