Aktualitet

Si të kontribuoni për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti…

Qytetarët, kompanitë, bizneset që duan të kontribuojnë për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit mund të kontaktojnë në 3 numra telefoni: 04 22 22 223, 04 22 28 250 dhe 0688046664. Në 24 orë ato janë në dispozicion për këdo që kërkon informacion mbi pikën e grumbullimit të ndihmave në rezervat e shtetit e në komandën mbështetëse të Forcave të Armatosura me qendër në Vaqarr. Por gjithashtu në pika që po ngrihen në Tiranë, Durrës e qytete të tjera.